Për administratorët e pallateve
Banorët e shohin nga telefoni, pa instaluar asgjë.
Adminstair mban pagesat, shpenzimet, defektet dhe orarin e pastrimit për çdo pallat që administroni. Kujtesat shkojnë vetë në WhatsApp; banori hap lidhjen dhe sheh sa ka për të paguar.
Pa kartë bankare. Llogaritë e banorëve i krijoni ju.
Keni për të paguar
2 000 L
Afati: 10.11.2026
Ndërprerje uji
Nesër nga ora 09:00 deri 12:00.
Pagesat dhe fondi
Kuota mujore krijohet vetë çdo muaj. Regjistroni pagesën me dy prekje dhe mandati del gati për printim. Banori merr kujtesën para afatit dhe kur vonohet.
Nisni nga balancat e sotme. Fletorja e vjetër nuk ju duhet më.
1A
Arben Dervishi
1B
Elona Kola
2A
Ana Hoxha
2B
Besnik Krasniqi
3A
Mira Gjoka
Defekte dhe riparime
Drita e korridorit, ashensori, rrjedhja në tavan: raporti vjen me foto dhe kategori. Kur e kaloni në "Në proces" ose "E zgjidhur", banori njoftohet vetë.
Hapet nga lidhja në WhatsApp, në çdo telefon. Asgjë për të instaluar.
Drita e korridorit nuk punon
+3
Ashensori ndalon mes kateve
📷 2
Rrjedh uji nga tavani
💬 4
Pastrimi dhe njoftimet
Firmë pastrimi apo banorët me radhë: caktoni ditët një herë dhe Adminstair i kujton njësisë një ditë përpara. Njoftimet ("nesër nuk ka ujë") u shkojnë të gjithëve me një prekje.
Grupin e WhatsApp e mbani. Kujtesat thjesht nuk varen më nga ju.
Nxjerrja e plehrave
Njësia 2A
Nesër
Radha juaj
Larja e shkallëve
Pastrimi Shpejt
05.11
Nxjerrja e plehrave
Njësia 2B
06.11
Nxjerrja e plehrave
Njësia 3A
09.11
Të gjitha pallatet
Detyrimet, njësitë me vonesë, defektet e hapura dhe pastrimi i sotëm për të gjitha pallatet. Kaloni nga një pallat te tjetri pa dalë nga llogaria.
Çdo pallat ka modulet e veta: fikni çfarë nuk përdorni.
Pallati Liria
12 000 L
Detyrime
2
Me vonesë
1
Defekte
Kompleksi Dajti
3 000 L
Detyrime
2
Me vonesë
1
Defekte
Rezidenca Lana
0 L
Detyrime
0
Me vonesë
0
Defekte
Bërë për pallatet tona
Shkallë dhe njësi si në realitet
1A–1D, Dyqan 1, Garazh 3. Shtoni dhjetëra njësi me një rresht.
Lek dhe euro
Çdo pallat në monedhën e vet, mandate dhe raporte me shifra të sakta.
WhatsApp dhe SMS
Kujtesat dhe njoftimet shkojnë aty ku banorët i lexojnë.
Shqip dhe English
Për banorët këtu dhe pronarët në emigracion.
Transparencë me masë
Ju vendosni cilat shpenzime i shohin banorët.
Si funksionon
Shtoni pallatin dhe njësitë
Shkruani "1A-1D, 2A-2D" dhe njësitë krijohen të gjitha. Vendosni kuotën mujore.
Krijoni llogaritë e banorëve
Emri dhe telefoni mjaftojnë. Adminstair jep përdoruesin dhe një fjalëkalim të përkohshëm.
Regjistroni pagesën e parë
Nga aty, kuotat, kujtesat dhe mandatet ecin vetë.
Çmimet
3 muajt e parë falas. Pa kartë bankare. Faturë mujore për kompaninë tuaj.
Paketa që ju përshtatet: Pallati
2 500 L / muaj
Administrator
Për administratorët me disa pallate.
35 L/ njësi / muaj
Kompani
Për kompanitë e administrimit, nga 500 njësi.
30 L/ njësi / muaj
Të gjitha paketat përfshijnë të gjitha modulet: pagesat, shpenzimet, raportin, defektet, punët, pastrimin dhe njoftimet. Mesazhet WhatsApp/SMS sipas kostos së operatorit.
Rreth nesh
Adminstair është produkt i The Garage Devs. E nisëm ndërsa ndërtonim mikstay.com, platformën që u ndihmon pronarëve të apartamenteve me qira me pagesat, pastrimin, defektet dhe mesazhet me mysafirët.
Gjatë punës vumë re diçka: po zgjidhnim të njëjtat probleme që kishim në pallatet ku jetojmë vetë. Fletorja e administratorit, grupi i WhatsApp ku humbet çdo njoftim, llamba e korridorit që pret me javë.
Kështu morëm atë që kishim ndërtuar për MIKStay dhe e përshtatëm për pallatin. Adminstair u frymëzua nga shkallët ku jetojmë vetë.
Pyetje
Jo. Adminstair hapet në shfletuesin e telefonit, nga lidhja që u vjen në WhatsApp ose SMS. Kush do, mund ta shtojë në ekranin kryesor si aplikacion.
Ju krijoni llogarinë nga faqja e njësisë: përdoruesi dhe një fjalëkalim i përkohshëm. Në hyrjen e parë banori vendos fjalëkalimin e vet. Askush nuk regjistrohet vetë.
Po. Adminstair nuk e zëvendëson bisedën e pallatit; thjesht kujtesat e pagesave, njoftimet dhe radhët e pastrimit nuk varen më nga ju.
Jo ende. Pagesat me para në dorë ose me bankë i regjistroni ju, dhe banori sheh balancën dhe mandatin menjëherë.
Vetëm njësinë e tyre: balancën, pagesat dhe mandatet. Nga pallati shohin defektet e ambienteve të përbashkëta, punët dhe njoftimet, dhe shpenzimet që ju i bëni publike.
Çdo pallat ka çelësat e vet. Fikni pastrimin, raportin ose mesazhet kur nuk ju duhen; asnjë e dhënë nuk fshihet.
Provojeni
Lini të dhënat dhe ju telefonojmë brenda një dite pune për ta ngritur bashkë.